Shefi i Task-Forcës për luftimin e drogave në shkolla, Avdullah Hasani, ka vizituar komunën e Pejës dhe është takuar me kryetarin, Gazmend Muhaxheri, raporton Ekonomia Online.
Hasani do të takohet edhe me drejtorin e Arsimit në këtë komunë si dhe Këshillin e Prindërve.
Qëllimi i këtyre takimi është diskutimi lidhur me masat që do të mund të marrin për parandalimin e narkotikëve nëpër shkolla.