Shefi i Task-Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla, Avudllah Hasani, është takuar me Rektorin e Universitetit të Gjakovës, Shaban Buza.
Ai tha me Buzën u dakorduan që të fillojnë kampanjën kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në institucionet edukative arsimore.
Postimi i plotë:
Takim i veçantë me Rektorin, Prof.Dr.Shaban Buza.
Kënaqësi të dëgjoja nga ai eksperienca dhe këshilla dhe bashkërisht u dakorduam që me Universitetin e Gjakovës të krijojmë në një bashkërendim agjendash në kuadër të TaskForcës që të fillojmë kampanjën kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në institucionet edukative arsimore.