Hasani takon Kryeinspektorin Farmaceutik, koordinojnë aktivitetet kundër drogave tek të rinjtë

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori për Rini, njëherësh shef i Task-Forcës kundër drogës, Avdullah Hasani, ka takuar kryeinspektorin Farmaceutik të Kosovës, Shaban Osmanaj.

Hasani përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se me Osmanin janë dakorduar lidhur me aktivitetet që planifikohen të zhvillohen në kuadër të fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Me Kryeinspektorin e Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës z.Shaban Osmanaj patëm një dakordim të plotë lidhur me aktivitetet që planifikohen të zhvillohen në kuadër të fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë.

Një kalendar i përbashkët me Inspektoratin Farmaceutik është me rëndësi të veçantë në luftën kundër narkotikëve tek të rinjtë e sidomos me shitjen e barnave për të miturit dhe atyre pa përshkrim të mjekut.

Të ngjashme