Shefi i TaskForcës Anti-Drogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e fushatës shtetërore kundër narkotikëve tek të rinjtë që do të filloj së shpejti, ka pritur një takim Kryetarin e Këshillit Prindërve të Kosovës Ymret Reshiti, ku kanë biseduar për rolin e këtij këshilli dhe prindërve në luftën kundër parandalimit së shpërndarjeve dhe konsumimit të narkotikëve tek të rinjtë.
Shefi i TaskForcës z.Avdullah Hasani u shpreh se “pa kontributin dhe rolin e prindërve e sidomos ndikimin e tyre që kanë tek fëmijët e tyre, nuk do të mund të ketë suksese asnjë fushatë shtetërore ku janë të përfshirë të rinjtë, e as edhe fushata kundër narkotikëve tek të rinjtë që pritet të fillojë në nivel kombëtar” theksoi ai.
Hasani ndër tjerash tha se prindërit mund të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre , sidomos duke bashkëbiseduar dhe informuar fëmijët e tyre për dëmet që shkaktojnë narkotikët.
Ndërsa Kryetari i Këshillit Prindërve të Kosovës z.Ymret Reshiti, në emër të prindërve të Kosovës, përgëzoi Qeverinë për krijimin e TaskForcës si dhe ofroi bashkëpunimin konkret të prindërve që t’i bashkohen fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në shkolla, duke u bërë pjesë aktive e saj.