Hasani takon studentët: Kryeministria do ta zbatojë Rezolutën e Studentëve

| 11 Qer 2019 | 18:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re në Zyrën e Kryeministrit, Avdullah Hasani, ka mbajtur një takim me juristë, ekonomistë, arkitektë, inxhinierë e studentë të Universitetit të Prishtinës dhe të kolegjeve private, për të diskutuar mënyrën e realizimit të rezolutës të miratuar në Konventën e Studentëve, mbajtur para disa ditëve.

Hasani, i cili është dhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, në emër të Qeverisë iu premtoi studentëve se kërkesat e tyre të dala nga kjo rezolutë do t’i zbatojnë sipas legjislacionit në fuqi dhe praktikave më të mira.

Ditë më parë studentët kanë mbajtur një konventë ku kanë miratuar Rezolutën e Studentëve drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, me një varg kërkesash përfshirë bursa e kushte më të mira për studime. Në këtë konventë morën pjesë afër 1000 studentë nga drejtime të ndryshme.

Të ngjashme