Shefi i Task- Forcës kundër drogës në shkolla, Avdullah Hasani ka takuar gjatë ditës së sotme disa të rinj nga Vushtrria.
Sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook, Hasani ka shkruar se temë diskutimi ishte bashkëpunimi dhe llojet e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të fushatës kundër shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve që do të fillojë në muajin e ardhshëm.
“Sot, pata kënaqësinë që gjatë një takimi të veçantë me të rinjtë e Vushtrrisë, të dakordoheshim për mënyrën e bashkëpunimit dhe llojet e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të fushatës kundër shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve që do të fillojë në muajin e ardhshëm. Ajo që më pëlqeu më së shumti tek ta ishte gatishmëria e tyre për t’i thënë Stop drogës tek të rinjtë”, ka shkruar Hasani në Facebook.