Hasani: Zgjedhja e nënkryetarit serb po bëhet në kundërshtim me Kushtetutën

Prishtinë | 30 Gus 2025 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb po zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai i është referuar ndarjes së votimit për nënkryetarët e komuniteteve dhe procedurës me short, të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Ai shtoi se PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet, por theksoi se ato mund të mbahen vetëm pasi të jenë krijuar institucionet.

“Mendojmë që është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të vërtetojnë se është një shkelje. Prandaj, kërkojmë që të mos e shkelin Kushtetutën,” ka deklaruar Hasani.

Të ngjashme