Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi.
Thaçi ka thënë se hoxhë Krasniqi ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së.
“Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi. Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi”.