Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke i kaluar pushimet në Sarandë të Shqipërisë.
Por, e vërteta si duket qëndron ndryshe. Medie shqiptare shkruajnë së i pari i Kosovës ndodhet atje për një arsye tjetër, jo për pushime por për disa çështje punësh.
“Arsyeja ka qenë vetëm një. Qëllimi i kësaj vizite të kërkuar nga vetë Thaçi me Metën është që ti kërkojë atij të mos e braktisë koalicionin me Edi Ramën dhe akoma më tej, LSI të qëndrojë Brenda koalicionit në rast të zgjedhjeve të parakohshme për të cilat edhe vetë Rama nuk e fsheh më si një mundësi reale”, shkruan Syri.net.