Hashim Thaçi takohet me Josep Borrell

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pret në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles.

Takimi do të zhvillohet në Zyrën e Presidentit në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.

Më pas, shefi i diplomacisë evropiane do të ketë një takim me subjektet politike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Borell do të vizitojë edhe KEK-un, ndërsa më pas do të niset drejt Prizrenit.

Në këtë komunë, spanjolli do të takohet me kryetarin Mytaher Haskuka dhe komunitetet.

Borrell përmes një shkrimi në Twitter ka thënë Ballkani Perëndimor është prioritet në mandatin e tij, duke shtuar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme