Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me komisionarin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ku kanë biseduar për perspektiven evropiane të Kosovës.
Thaçi ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.
“Me komisionarin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, biseduam për perspektiven evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.
“Me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, biseduam për perspektiven evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”