Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr për kontributin e tij dhënë për Kosovën.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të fuqishme. Por, ato ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s këtë lidhje tonën e bëjnë edhe më të veçantë. Faleminderit për mbështetjen e parezervë, GJENERAL!”. ka shkruar Thaçi në Facebook.
Timothy Orr gjatë vizitës në Kosovë në prag të pensionimit ka takuar krerë të lartë shtetëror me ç’rast ai është nderuar me “Medaljen e Nderit” si dhe është shpallur qytetar nderi i Istogut.