Presidenti Hashim Thaçi ka uruar popullin amerikan për ditën e kombit të tyre.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçika thënë se veçantia e festës së këtij viti në Kosovë është përurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
“Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë!”, ka shkruar Thaçi.