Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar pas emërimit nga kryetari i komunës Mytaher Haskuka, për Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër, Nora Kelmendin.
Totaj me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është edhe një hap tjetër i gabuar.
Postimi i plotë:
Kryetari Haskuka, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren e paska emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila sipas tij ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë.
Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveç kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit.
Tregues ky relevant i mungesës serioze të performancës së kryeyarit Haskuka.
Qyteti i bukur i Prizrenit meriton shum më tepër se kaq