“Liria e shprehjes nuk është liri e shpifjes”, ka thënë ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas lajmërimeve se kanë nisur hetimet lidhur me aferën e ryshfetit të publikuar në media të enjten.
Haskuka kërkoi gjyqësi të atillë çfarë u bë mes ish-çiftit Johny Depp dhe Amber Heard.
Haskuka, tha se “të kishin qenë gjykatat tona si në Amerikë, një pjesë e madhe e medieve tona kishin falimentuar, duke e marrë parasysh sasinë e shpifjeve dhe dezinformatave”.
“Shpifja është krim i rëndë, juria në shtetin Virixhina (SHBA) ka vendosur në favor të aktorit Johny Depp, 15 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe dëme ndëshkuese pasi ai e fitoi procesin gjyqësor për shpifje”, deklaroi ai.
Në media u lajmërua se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj pretendimeve për korrupsion në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu.