Pavarësisht votave me kusht dhe me postë, që i fitoi kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ato nuk kanë mjaftuar që të fitojë në garën e Prizrenit.
Totaj i PDK-së ka marrë 452 vota nga ato me postë dhe me kusht, ndërsa Haskuka i VV-së 385.
Në rezultatin paraprak Haskuka printe me 329 vota ndaj Totajt dhe diferenca e votave me postë dhe me kusht nuk e nxjerr fitues kandidatin e PDK-së.
Në total Haskuka ka 262 vota më shumë.