Ndonëse Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka refuzuar takimin me Kryeministrin Albin Kurti, ndryshe ka vepruar homologu i tij nga Prizreni, Mytaher Haskuka.
Haskuka është i pari kryetar i komunave që ka shkuar në takimin e thirrur nga Kurti, njofton Klankosova.tv.
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka bërë një thirrje për të gjithë kryetarët që të mos shkojnë në këtë takim me arsyetimin se AKK është larguar nga komiteti për menaxhimin e pandemisë.