Komuna e Prizrenit me procedurë të negociuar, pra në një procedurë ku nuk konkurrojnë operatorë ekonomik ndërmjet vete, do të shpenzon 20 mijë Euro për “ sensibilizimin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit për parandalimin e COVID-19” .
Komuna për këtë tenderë me datë 13.05 ka njoftuar për dhënin e kontratës kompanisë “ CONS ENG SH.P.K” ., ndërsa sipas njoftimit kontrata është dashur të nënshkruhet me datë 15.05.2020, mirëpo për këtë Komuna e Prizrenit nuk ka publikuar ndonjë njoftim, shkruan Lajme365.
Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 20, 378.60 Euro, ndërsa kohëzgjatja e zbatimit të kësaj kontrate është 12 muaj.
Edhe kjo kontratë sikurse shumë tjerë që ka raportuar Lajme365 në Komunën e Prizrenit, ka “ anomalitë “ e saj, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Komuna e Prizrenit zhvillon procedura tenderuese të çuditshme në kohën e krizës së pandemisë.
Komuna e Prizreni del që këtë tender i ka dhënë një kompania që si aktivitet primar ka “Tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve “.
Në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve në Kosovë (ARBK) Kompania “ CONS ENG SH.P.K “ del se është regjistruar me datë 23.04.2019, pra sapo i ka mbushur një vit që nga themelimi i saj.
Kjo kompani ka një kapital prej 1 mijë Euro, dhe ka vetëm një punëtor.
Skandaloze është fakti që Komuna e Prizrenit i ka dhënë tenderi për COVID-19 , një kompania e cila si aktivitet të saj nuk ka të përshkruar asnjë lloj aktiviteti mjekësor apo aktivitet të ngjashme që do të kishin mundësuar një menaxhim të mirë të kësaj kontrate.
Tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve është aktiviteti primar i kësaj kompanie, ndërsa si aktivitet sekondar ka aktivitetin e shoqatave profesionale.
Aktivitet tjera të kësaj kompania që është shpërblyer nga Komuna e Prizrenit me tender 20 mijë euro në emër të luftimit të pandemisë COVID-19 janë: tregtia me shumicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve, aktivitetet e këshillimit për biznes dhe këshillat e tjera për menaxhim, aktivitete shërbyese të rastit për transportin tokësor.
Kjo kompani ka të regjistruara disa aktivitet që nuk përputhen fare ndërmjet vete si p.sh – aktivitetet e këshillimeve kompjuterike dhe arsimi i përgjithshëm i mesëm.
Pastaj aktivitete të tjera si profesionalë shkencore dhe teknikë ka të evidentuar kjo kompani ndërsa ka të evidentuar edhe një aktivitet tjetër si kërkimi dhe zhvillimi eksperimental në shkencat shoqërore dhe humane.
Sipas paramasave të përshkruara në këtë tender, kompania fituese do të angazhohet për ofrimin e: shërbimeve senzibilizuese, informative dhe shërbime nga shtëpia për qytetarët e Komunës së Prizrenit gjatë pandemisë COVID-19.
Disa nga llojet e shërbimeve që do të duhet ti ofrojë kjo kompani janë: Info Grafik me voice over dhe animacion, perpilimi i materialeve për parandalimin dhe luftimin e COVID 19 (Në 3 gjuhë – Shqipe, Turke, Serbe/Boshnjake) Pergaditja dhe perpilimi i infografika për shtyp dhe postime në fb. (Në 3 gjuhë – Shqipe, Turke, Serbe/Boshnjake) dhe Tv Reklama senzibilizuese.
Pra Komuna i ka dhënë tender prej 20 mijë Euro për parandalimin e pandemisë CODI-19, një kompania që merret me tregti të pjesëve të automjeteve dhe nga kjo kompani do të kërkon edhe shërbime si : Ofrimi i shërbimeve psikologjike nga praktikantet, përmes thirrjeve telefonike, ku duhen të angazhohen 6 praktikante për 2 muaj.
Kontrata të dyshimita në “mjegullën “e pandemisë dhe në emër të luftimit të pandemisë, kontrata me çmime të larta të produkteve dhe me shumë hapësira për keqpërdorime e kanë karakterizuar Komunën e Prizrenit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lajme365 ka identifikuar një tender të dyshimtë në Komunën e Prizrenit të udhëhequr nga Vetëvendosje. Çmimet diametralisht të ndryshme për produkte thuajse të ngjashme, ngrisin dyshime se ky tender me kohë është “qëndisur” për njerëz të afërt me Vetëvendosjen.
Lajme365 në vazhdimësi ka raportuar për tenderë dhe kontrata të dyshimta për keqpërdorime nga Komuna e Prizrenit, sidomos në kohë pandemie.
Lajme365 ekskluzivisht kishte raportuar se Komuna e Prizrenit në kohë pandemie, ka nënshkruar një kontratë të dyshimtë në vlerë prej 102,040.00 euro për furnizim me materiale me çmime shumë herë më të larta se ato në treg, për më tepër ky tender i është dhënë një kompanie që organizon konferenca e panaire.
Kontrata e nënshkruar në mes Komunës së Prizrenit dhe “Eka Tradeing“ Sh.P.K. nga Prizreni ngre dyshimet për keqpërdorime të parasë publike. Kjo ka bërë që i gjithë procesi të jetë i dyshimtë për keqpërdorime të mundshme, ndërsa nga dosja e tenderit dyshohet se vlera e mundshme e keqpërdorimit në këtë rast mund të kap shumën prej dhjetëra mijëra eurosh.