Haskuka kërkon nga Policia të identifikojnë personat që dogjën shtegun “Pashaqeshme”

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur i shqetësuar për zjarret që po ndodhin pyjet e Kosovës.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Haskuka ka publikuar pamje nga shtegu për në “Pashaqeshme” e cila është djegur së fundmi.

Haskuka këtë akt e ka quajtur vandalizëm dhe ka ftuar organet e hetuesisë që të identifikojnë personat që e kanë bërë këtë.

“Këto pamje janë nga shtegu për “Pashaqeshme”, vandalizëm… Kemi menduar që strategjia e “tokës së djegur” ka përfunduar me tërheqjen e trupave të Millosheviqit, por ja që ka të tillë që i vënë zjarrin bukurive natyrore të Kosovës.
Zjarrvënia është akt kriminal me ligjet e Kosovës dhe dënohet deri në 5 vjet burg. Ftoj policinë, organet e hetuesisë që të identifikojnë këta kriminelë që të marrin dënimin që e meritojnë”, ka shkruar Haskuka.

Të ngjashme