Haskuka: Shkolla e Mjekësisë me shumë probleme e pa psikolog

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 10:41 | Nga

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të martën ka paraqitur vlerësimet e tij lidhur me dy rastet e vetëvrasjeve të nxënëseve të shkollës së mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

Ai është shprehur në cilësinë e kryetarit, por edhe të profesionistit përkatësisht psikologut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, shkolla ku këto adoleshente i kanë vijuar mësimet ka shumë probleme, ndërkohë që s’ka as psikolog që mund t’i dëgjojë apo të merret me problemet e nxënësve.

Haskuka në cilësinë e kreut të Ekzekutivit komunal ka pohuar se pas informimit për rastin, me drejtorin e Arsimit ka biseduar për hapat që mund të merren, ndërkohë që janë mbajtur takime me drejtoreshën e shkollës, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e prindërve, për të analizuar gjendjen.

Ai ka theksuar se është kërkuar që mësimdhënësit të jenë më vigjilentë dhe të kujdesen për raste kur ata kanë dyshime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme