Kai Havertz vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të përmendur në Bundesliga.
Merkatoja e verës po afron dhe zërat për largimin e Kai Havertz nga Bayer Leverkusen po rriten.
Mesfushori gjerman lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea, dhe sipas raportimeve të Christian Falk nga ‘Bild Sport’, lojtari është i vendosur për largim.
Lojtari dëshiron të largohet nga ‘Aspirinat’, pasi këta të fundit dështuan të siguronin një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Chelsea mund ta arrijë Ligën e Kampionëve, përkundër se mbrëmë gabuan kundër Sheffield United.
Mbetet të shihet nëse Chelsea tashmë do të bëjë ndonjë lëvizje formale drejt lojtarit.