Paralajmërimet për arrestimin e 22 zyrtarëve të shtetit për korrupsion, i ka mohuar drejtori që udhëheq Agjencinë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.
Ka gati një muaj që në medie ishte raportuar se së shpejti do të arrestohen 22 zyrtarë të shtetit, përfshirë edhe deputetë e ministra, shkruan Indeksonline.
Mirëpo të njejtën nuk e thotë Shaip Havolli. Në një prononcim për Indeksonline, kryeshefi i AKK-së Havolli ka thënë se është keqkuptuar deklarata e tij.
Sipas tij janë ngritur vetëm aktakuzat, pasi AntiKorrupsioni nuk bën arrestime.
“Nuk janë arrestime, ato janë 22 aktakuza të ngritura për zyrtarët e shtetit. Ne nuk bëjmë arrestime”, është shprehur shkurt Havolli.
Ndërkohë mësohet se në mesin e këtyre aktakuzave janë të përfshirë ministra, deputetë e zyrtarë të shtetit.