Drejtori i ri i Agjencisë Kundërkorrupsion, Shaip Havolli, në një konferencë për medie, është zotuar se do të angazhohet maksimalisht në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
“Do të angazhohemi shumë në parandalimin e konfliktit të interesit, do të japim kontribut në parandalimin e problemeve në fushën e prokurimit”, ka thënë mes tjerash Havolli.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe me atë të EULEX-it për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.