Havolli vë re përzierje kompetencash mes avokatëve dhe noterëve

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 09:22 | Nga

Projekti i BE-së “Mbështetje profesioneve të lira ligjore dhe Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK)”, është një projekt unik dhe për herë të parë të gjitha profesionet e lira ligjore dhe Ministria e Drejtësisë (MD) ekzaminohen dhe mbështeten si individualisht po ashtu dhe përmes një qasje të përgjithshme, e cila merr parasysh kornizën ë tyre ligjore, kapacitetet institucionale dhe implikimet për funksionimin e gjyqësorit.K

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tha se ky projekt është shumë më rëndësi. “Është një e arritur që qytetarët të njihen me profesionet e lira dhe të pavarura”, i tha RTK-së Havolli.

Përfituesit e projektit janë Departamenti për Profesionet e Lira Ligjore (PLL) në MD, pesë (5) PLL-të dhe organet e tyre, avokatët dhe Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), noterët, Oda e Noterëve, përmbaruesit privatë (PP-të), Oda e PP-ve, ndërmjetësuesit dhe administratorët e Falimentimit.

Ai bëri me dije se ka përzierje të kompetencave në sistemin e drejtësisë. “Ka nevojë që të takohemi dhe të sqarohemi me noterët. Kemi respekt për ata, por duhet të sqarohemi të gjithë aktorët”, theksoi ai.

Havolli ka kërkuar që të ndërrohet ligji dhe të plotësohen për të qartësuar kompetencat. “Avokatët janë më të dëmtuar, edhe avokatët ndonjëherë i tejkalojnë kompetencat. Pra ka ndërhyrje nga Noterët tek puna e avokatëve. P.sh ndonjë kontratë për konzorcium, ajo duhet të bëhet nga avokatët”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme