“Jam mëse i sigurt se nuk jemi vetëm në univers”, thotë fizicienti i njohur Stephen Hawkings.
Kur flasim për civilizim inteligjent jashtë tokës, shpesh bie fjale se si mund ta gjejmë? Kush janë ata? A egzistojnë? Çfarë të bëjmë pasi ti gjejmë, apo të na gjejnë?
Por, sipas fizicientit Stephen Hawkings, ndoshta do të ishte më mirë që mos të kontaktojmë me civilizime më të avancuara, ngase kjo mund të rrezikonte njerëzimin dhe Tokën. Lajmi i keq është që, për disa kohë tanimë jemi duke e transmetuar vendndodhjen tonë nëpër gjithësi.
Paralajmërimi i S. Hawkings u paraqit në një film të quajtur: Stephen Hawking’s Favourite Places, një film ku ky shkenctarë udhëton nëpër gjithësi dhe vendet e tij të preferuara në të.
“Sa më shumë më shtohen vitet, aq më shumë nuk mund të besoj se jemi vetëm. Tërë jetën time duke e pyetur vetën, tani jam duke ndihmuar që të udhëheqi një nismë globale për ta kuptuar,” – thotë Hawking në film, kur është duke eksploruar nëpër Gliese 832c, një planet që gjindet diku 16 vite-drite larg nesh dhe mund të ketë jetë në të.
“Projekti ‘Breakthorugh Listen’ do të skanoj milionëshin e yjeve më të afërt për shenja jete, por unë e di vendin se ku të fillojmë kërkimin. Një ditë ndoshta do të marrim një sinjal prej një planeti të ngjashëm me Gliese 832c, por ne do të duhet të ngurrojmë për tu përgjigjur.”
Nëse nuk e keni ditur projekti ‘the breakthrough listen’ është një përpjekje ambicioze për të gjetur jetë inteligjente në gjithësi duke i skanuar yjet më të afërta përmes radio sinjaleve. Ky projekt u financua nga miliarderi Rus, Yuri Milner i cili dha US$100 milion.
Ky projekt shpalli se do të kthejë vëmendjen tek mega-struktura aliene hipotetike, e cila prej disave mendohet të shkaktojë që shkëlqimi i yllit KIC 8462852 të zbehet dhe sdritet.
Një hipotezë më e arsyeshme është që zbehja e çrregullt të shkaktohet nga mbeturina interstelare, ose tufë kometësh, por askush nuk e di me siguri se çka po ndodh atje.
Edhe pse Stephen Hawking’s jashtzakonisht shumë përpiqet për të gjetur jetë inteligjente në gjithësi, ai është edhe njëri prej kritikëve më të mëdhenjë kundër atyre që duan të komunikojnë me alienë, një vepër që ndoshta do të rrezikonte njerëzimin për shkak se një civilizim më i avancuar do të na shihte si inferior, të dobët dhe shënjestër për tu pushtuar.
Në film thotë – “Nëse është kështu, ata do të jenë shumë më të fuqishëm dhe ndoshta nuk do të kemi vlerë në sytë e tyre, sa bakteriet kanë vlerë për ne”
Hawking shpesh përmend ekspeditën e Kolombus në Amerikë për të përshkruar çka do të mund të ndodhte nëse një civilizim më i avancuar do të kuptonte për egzistencën tonë.
Rrënja e këtij mendimi qëndron tek ide se një lloj civilizimi i cili do të mund të na gjente sinjalet dhe të kuptonte se prej ku po vijnë, ai civilizim do të ketë potencial për të qenë miliarda vite para neve, duke na bërë shënjestër të lehtë.
Jo vetëm kërkimi në hapësirë do të ishte i rrezikshëm.
Para disa jave, në një ligjeratë në Universitetin e Cambridge, Hawking tha se inteligjenca arificiale mund të jetë, o më e mira, o më e keqja çfarë mund t’i ndodh njerëzimit.
Kjo frikë rrjedh prej faktit se inteligjenca artificiale ka potencial të mësoj prej vetëvetes, dhe kjo e bënë të mundshme tejkalimin e aftësive njerëzore, sepse ne mbështetemi tek evolucioni biologjik – një proces i ngadalshëm për tu bërë më i mirë.
Inteligjenca artificiale do të mirrte kahje të vetën, dhe do të ridizajnonte vetën me një ritëm çdo herë e më të madh.
Ndoshta këto paralajmërime mund të jenë paksa të tepruara, por është shumë e rëndësishme që të mendojmë këtë aspekt para se të veprojmë, ngase më mirë është që të jemi të sigurt sesa të kërkojmë falje pastaj – sidomos kur alienë dhe robot inteligjent janë të involvuar.