Fizikani i famshëm Stephen Hawking doli këtë javë me një parashikim shqetësues për të ardhmen e njerëzimit në Tokë.
Në një dokumentar të BBC i quajtur Stephen Hawking: Expediton New Earth i cili do të dalë më vonë këtë vit, shkencëtari do të sqarojë teorinë e tij se ne kemi një shekull për t’u larguar nga kjo botë dhe të vendosemi në një tjetër planet.
Kështu që, ju e dini, arsyeja se pse ai citon se qeniet njerëzore do të largohen janë të zakonshme në filmat e sotëm: inteligjenca artificiale e cila po vazhdon në mënyrë të pakontrollueshme, asteroidët duke goditur tokën, efektet e ndryshimit klimatik, rritja e popullatës dhe epidemitë mjekësore.
Vitin e kaluar, Hawking iu dha njerëzve 1,000 deri 10,000 vite për të kuptuar se si të kolonizojnë një tjetër planet, por tani ai duket se ka marrë një pikëpamje më të pa qartë.
“Edhe pse gjasat e fatkeqësive në planetin Tokë në një vit të caktuar mund të jenë të ulëta, ato shtohen gjatë kohës, dhe bëhet pothuajse e sigurt në 1 000 ose 10 000 vitet e ardhshme”, tha Hawking në një leksion të vitit 2016 në BBC Reith. “Në atë kohë, ne do të jemi të përhapur në hapësirë dhe në yje tjera, kështu që një fatkeqësi në Tokë nuk do të ketë domethënien e fundit të qenies njerëzore”.
Sigurisht që Hawking nuk është shkencëtari i vetëm me këto profeci. Kryeshefi Ekzekutiv i SpaceX dhe Tesla i bashkohet atij.
Por me presionet afat-shkurtëra, duket se varet nga njerëzit më të zgjuar të tokës të kuptojnë se si të përmirësojnë gjërat këtu, ose të gjejnë një mënyrë që në mënyrë të suksesshme të na bëjnë specie ndërplanetare’’.