Haxhi Avdyli flet në emër të krejt popullit: Çdo kosovar është krenar me Vjosa Osmanin

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli e ka hapur fushatën për subjektet që përfaqëson me një postim në profilin e tij në Facebook.

Si gjithëherë, Avdyli është kujdesur që me kujdes t’i thur lavde shefave të tij, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, që dikur ishte në krye të Listës Guxo, para se të bëhej presidente, shkruan lajmi.net.

Madje, Avdyli nuk ka hezituar të flasë edhe në emër të popullit, duke thënë se Vjosa Osmani e bën krenar çdo kosovar, brenda e jashtë vendit.

Sipas tij, qytetarët s’e kanë luksin për dilema, por që detyrimisht sipas tij duhet t’i votojnë kandidatët e VV-së dhe listës Guxo.

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Me rastin e hapjes zyrtare të fushatës parazgjedhore, uroj që kjo fushatë të jetë e qetë e demokratike, ku ballafaqimi i ideve dhe programeve të mbizotëron baltosjet, shpifjet e sulmet e ulëta . Besoj fuqishëm që fryma e 14 shkurtit për ndryshim thelbësor në Qeverisjen e vendit , do vazhdoi edhe në pushtetin lokal. Qeverisja e mirë me duar të pastra, me një Kryeministër të zellshëm e të pakorruptuar , e me një Presidente kompetente që bën krenar çdo Kosovar brenda e jashtë vendit, krijon premisa të qarta që kjo frymë do jetë model i Qeverisjes lokale edhe në Komuna. Prandaj ju ftoj të dëgjoni me kujdes e respektoni cdo kandidat, por vendosni për Modelin tashmë të etabluar për qeverisje jokorruptive, e zhvillimore .Skemi luksin për dilema, e eksperimentime votoni kandidatët për kryetar e asamble të #Vetevendosjes dhe Listës #Guxo. Vota juaj #VV144 do jetë e sigurtë , e menqur dhe pro perspektivës më të mirë komunat tuaja.

Të ngjashme