Haxhi Krasniqi ka dërguar ankesë në Federatat përkatëse për humbjen që e pësoi ndaj Dominic Boesel, duke e humbur kështu edhe titullin e botë në peshat gjysmë të rënda.
Krasniqi u mposht me vendim të ndarë të gjyqtarëve ndaj Boesel, teksa nuk është pajtuar me këtë.
Ai përmes profilit të tij në Facebook lajmëroi se ka bërë ankesë për këtë ndeshje në federatat përkatëse, teksa tha se ndihet se fitues në këtë përballje.
“E udhëheqa luften! Kundërshtarin e mposhta sërish! Ndërsa titullin e humba! Miq të dashur, në karrierën time shumëvjeqare si boksier profesionist kam përjetuar shumë zhgënjime, por zhgënjimin më të madhë të jetës time e përjetova të Shtunën e kaluar kur gjyqtarët, padrejtësisht, e shpallën fitues kundërshtarin tim Dominik Boesel.Për shkak se nga njëra anë, unë i kam dominuar shumicen e raundëve, isha boksieri më aktiv, i pata goditjet më të forta, e trondita kundërshtarin disa herë dhe nga ana tjetër pranova shumë pak goditje, madje fare hiq goditje të fuqishme, është e pamundshme që unë mos të shpallësha fitues. Ky nuk është vetëm mendimi im, por mendimi i shumicës dërmuese në sallë, mendimi i miliona Teleshikuesve (siq po shihet në social media), mendimi i shumë kolegëve dhe trajnerëve si dhe mendimi i shumë ekspertëve e gazetarëve. Krahas gjyqtarëve jashtë ringut, të cilët janë përgjegjës për rezultatin skandaloz kishim të bëjmë edhe me një gjyqtar të papërgjegjshëm brenda ringut, i cili i lejoj dhjetra goditje ilegale të kundërshtarit (goditje mbas koke e goditje me brryl) dhe nuk e dënoi atë me asnjë pikë!
Krahas thyerjes së rregullave nga ky i fundit, duhet të thuhet se përzgjedhja e gjyqtarëve nuk ka qenë neutrale, prandaj nuk kishte se si të mirej një vëndim i drejtë! Këto janë fakte që dëshmojnë se vendimi i dy gjyqtarëve dhe i referit as nuk ishin objektive, as neutrale apo të ndershme, prandaj vendime të tilla nuk duhet të gjejn vend në këtë sport. Kështu mua nuk mund të më mposhtin. Për të drejtën time do të luftoj deri në pikë të fundit, ashtu siq luftoj gjithnjë edhe në ring.
Hapin e parë për këtë e kam bërë, kam dërguar ankesë tek federatat përkatëse dhe jam i bindur së në fund të ditës do të triumfon drejtësia!Ju lutem shikojeni duelin dhe postoni ju te gjithe poashtu mendimet tuaja rreth rezultatit!Dhe për fund dua ta falendëroj nga zemra Ekipin tim të mrekullueshëm, familjen time, tifozët e mij madhështor dhe sponsorët madhështor (të cilët në ditët e ardhshmë do i përmendi në mënyrë te veçantë). Ju falëmnderit për mbështetjen tuaj madhështore, faleminderit se të gjithë po qëndroni pas meje dhe shumë e shumë falemindeit se po udhëtoni qindra e mijëra kilometra për mua”, shkroi Haxhi Krasniqi në profilin e tij në Facebook.