Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi tashmë ka konfirmuar meçin e tij të radhës i cili do të jetë më 17 nëntor kundër gjermanit Stefan Haertel.
Ky i fundit ka 18 duele prej të cilave 17 fitore dhe për të kjo sfidë do të jetë më e rëndësishmja në karrierë deri tash pasi që asnjëherë ma parë nuk ka luftuar për titull evropian ose botëror.
Në anën tjetër Krasniqi ka të zhvilluara 53 ku të fituara i ka 48 dhe pesë të humbura, atë të fundit e pati me rusin Stanislav Kashtanov të cilin e mposhti për të fituar titullin EBU.
Dueli do të zhvillohet në Dessau të gjermanisë kurse detajet tjera do të publikohen së shpejti.