Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi e mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një meç të zhvilluar të shtunën mbrëma në Gjermani.
Robin Krasniqi, i njohur më mirë si Haxhi Krasniqi, dominoi duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit të tij pothuajse në çdo rund të zhvilluar.
Me këtë triumf, shqiptari nga Juniku i ka hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës, pasi tani mund të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për kampion të botës në këtë kategori.
Krasniqi boksoi në kategorinë super të mesme duke u treguar më i fuqishëm e rusi Kashtanov në meçin e zhvilluar në Wee Arena në Bad Tolz të Gjermanisë.
Krasniqi tani ka 48 fitore nga 53 luftëra.
Ai ia shkaktoi Kashtanovit vetëm humbjen e tretë në karrierë, pasi deri para këtij meçi ai i kishte 36 fitore nga 38 meçe.