Boksieri i mirënjohur shqiptar, Krasniqi, është i përgatitur maksimalisht dhe i mobilizuar që sonte për të triumfuar ndaj kazakut me nënshtetësi gjermane, Jurgen Doberstein.
“Besoj shumë se edhe këta dy tituj do t’i bëj për veti”, ka thënë Krasniqi për Bota Sot. Krasniqi e ka studiuar mjaft mirë kundërshtarin dhe e di se ku mund të jetë i rrezikshëm.
Synimi i boksierit tonë është vetëm fitorja dhe për këtë është optimist. Ndërkaq, Doberstein është një boksier me përvojë dhe deri më tash ka 23 meçe: 20 fitore, 2 humbje, 1 barazim.
Kjo tregon më së miri se bëhet fjalë për një boksier që ka cilësi të mëdha dhe aktualisht e ka në pronësi titullin WBA Inter-Continental.
Nga ana tjetër për Krasniqin do të jetë një meç i veçantë, sepse do të jetë i 50-ti në karrierën e tij. Krasniqi ka 45 fitore (17 KO) dhe 4 humbje.
Këshilltari i Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj, tha se atmosfera është shumë e mirë.