Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti.
Ende nuk dihet sigurt nëse LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe i kanë 61 votat e nevojshme për qeverinë, pasi disa deputetë të këtyre partive nuk do ta votojnë.
Kur kanë mbetur edhe një orë deri në nisjen e seancës së jashtëzakonshme, një prej deputetëve që nuk e di nëse do ta votojë apo jo qeverinë është edhe Haxhi Shala i NISMA-s.
“Do të vendosi në seancë nëse do ta votoj qeverinë Hoti, nuk kam vendosur, ta shohim”, ka thënë shkurt ai për Reporteri.net.
Ai ditë më para paralajmëroi se do të votojë kundër.
Edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar për Reporteri.net se në seancë do të mësohet se si do të votojë ajo.