Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka udhëtuar dje drejt Holandës, përkatësisht në Hagë, për t’u intervistuar në Dhomat e Specializuara.
Por siç duket intervistimi i tij nuk zgjati aq shumë, sikurse të ftuarve të tjerë.
Intervistimi i Shalës zgjati vetëm 15 minuta, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari, Vullnet Luzhinca.
“Edhe kjo punë u kry, “intervista më e gjatë” në Gjykatën Speciale e cila zgjati 15 minuta! U kthefsh faqebardhë shef!”, ka shrkuar ai.