Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, caktimin e datës për shpërbërjen e Kuvendit e ka quajtur shumë të largët.
Ajo në një postim në Facebook, ka radhitur dy arsye sipas të cilës kjo datë është e vonuar për shpërbërje të Kuvendit.
Së pari, sipas saj, vendi ka nevojë për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak të mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje.
“Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, thotë ai.