Haxhiu: Adresimi i krimeve të luftës mbetet një nga prioritetet e qeverisë

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 12:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes qeveritare, ministrat, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Financave, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media, në të cilën kanë thënë se një ndër prioritetet e Qeverisë është adresimi i krimeve të lufës, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Serbia ka bërë shumë krime në Kosovë.

“Adresimi i krimeve të luftës mbetet një nga rprioreit e qeverisë se Kosovës, në këtë drejtim tashmë janë ndërmarrë shumë veprime për adresimin e krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë, disa veprimet kryesore, që kemi ndërmarrë kemi ndërmarrë. Kemi shtuar buxhetin për Këshilin Prokurorial të Kosovës, për 4 prokurorë shtesë dhe staf mbështetës, po ashtu themelimi i institutit të krimeve të bëra në Kosovë, pas më shumë se 25 viteve instituti është themeluar, është emëruar drejtori, po bëhet punë e madhe në dokumentim, kemi bërë ndryshime, si gjykimin në mungesë”, tha Haxhiu.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se me marrëveshjet që do t’i nënshkruajnë, do të kenë 400 milionë euro grante.

“Sa i përket dikasterit që unë e drejtoj, kishim 4 vendime te tilla, ku për çdo projekt qe kemi mundohemi te përfitojmë grande, duke negociahar edhe grandin në blerë 1 milionë euro. Pra deri më tani kemi diku mbi 400 milionë euro grande në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare, dy vendime qe prekin mërgatën tonë 3 milionë euro për instrumentin e ri te rritjes se investimeve nga mërgata jonë, e qe problemi ishte qe nëse kanë biznes atje banka i i kreditojnë vetëm për investim atje, si zgjidhje e kemi parë të nevojshëm qe në kuadër t fondit te ketë dritare të re garanci për bizneset qe vinë në Kosovë”, theksoi ai.

Të ngjashme