Haxhiu akuzon Bytyqin për tekstet shkollore, ministri thotë se VV-ja po bën fushatë

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 17:41 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për gjendjen në arsim, ka përplasur edhe deputetët e VV-së Albulena Haxhiu dhe ministrin Shyqiri Bytyqi, raporton EkonomiaOnline.

Haxhiu ndër të tjera ka akuzuar ministrin Bytyqi sa i përket furnizimit me tekste të reja. Dyshon se u kurdis tenderi dhe u përfitua nga kjo situatë.

“Unë do të përcaktohem te një pikë specifike, për tekstet e reja shkollore. Ky ka qenë më shumë tender për përfitime i një shtëpie botuese se konkurs. Duhet të kuptohet ministër se librat dhe mësimi nuk janë eksperimente. Botimi i librave të rinj që janë për më shumë për t’i dhënë klientelë se sa mësim nxënësve”, tha ajo.

Por, ministrti Bytyqi, këtë pohim të Haxhiut po e konsideron vetëm si pjesë të një fushate parazgjedhore.

“Deputet kjo është fushatë dhe vazhdoni me fushatë. Nuk e kuptoj ku po arrini ti gjeni këto libra të rinj. Ju po diskutoni për libra që nuk janë publikuar dhe nuk i ka pasur askush përveç recensentë”, tha ministri.

E Haxhiu iu drejtua ministrit me disa pyetje.

“Kush e ka bë aprovimin e teksteve? A ka qenë këshilli i ekspertëve lër tekste? Si janë përzgjedhë recensentët? Sillni ekzemplaret e teksteve”, tha ajo.

Ministri kishte përgjigje për çdo pyetje të Haxhiut.

“I keni përgjigjet për këto. KEPSHT-i ka marrë vendim për listën finale dhe i është sjellë Ministrisë për aprovim. Dorëshkrimi i ka taku vetëm recensenti dhe çdo i tillë ka qenë i koduar.

Të ngjashme