Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna vëllanë e dëshmorit me probleme shëndetësore

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive, Dardan Velija ka larguar nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se Veliajt nuk i mjaftoi paga e kryeshefit e granti për bujqësi, teksa tash ka filluar përndjekjen e familjarëve të dëshmorëve.

Sipas Haxhiut, Tinova i cili është larguar nga puna ka probleme shëndetësore.

“Këto ditë ai e ka larguar nga puna vëllaun e dëshmorit Uran Tinova, Mehmetin, duke qenë person me probleme shëndetësore, kufizim në lëvizje, por i aftë profesionalisht t’i kryej detyrat për pozitën që ishte emëruar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas Haxhiut, largimi i Mehmet Tinovës u bë me qëllim që ta emëronte një drejtor tjetër të  prokurimit.

Të ngjashme