Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj danez Peter Hummelgaard, kanë vizituar Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, me ç’rast ky burg do të pranojë 300 të dënuar me depërtim nga Danimarka, raporton Ekonomia Online.
Të dy ministrat theksuan rëndësinë e Komitetit të Përbashkët Drejtues, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e plotë të marrëveshjes, duke siguruar përmbushjen e standardeve për menaxhimin e burgut dhe përkujdesjen ndaj të burgosurve.
Ministrja Haxhiu ka deklaruar se Marrëveshja Bashkëpunuese ndërmjet dy vendeve do të finalizohet pas përfundimit të punëve teknike dhe do të rishikohet dy herë në vit.
“Në momentin kur është hyrë në fuqi kjo marrëveshja ne kemi nisur zbatimin e saj. Janë ndarë fondet për renovimin e institucionit këtu në Gjilan, po ashtu për punëtorit që do të mbahen këtu. Po ashtu është nënshkruar sot kontrata ku do të projektohet se si do të jetë i rregulluar ky institucion. Që nga fillimi ka pasur përpjekjet serioze për të adresuar këtë marrëveshje. Edhe sot shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri, si Ministri e Drejtësisë, edhe në emër të Shërbimit Korrektues, që do të adresojmë të gjitha përgjegjësit që i kemi. Jemi vend serioz, jemi vend demokratik andaj është e rëndësishme që zotimet që marrim t’i adresojmë siç duhet”,
Ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, ka thënë se janë të lumtur më këtë bashkëpunim në kohën kur Danimarka është duka pasur sfida sa i përket kapaciteteve në burgjet e tyre.
Ai ka thënë se në kuadër të këtij projekti kanë pasur edhe takime në nivel teknik për trajnimin e zyrtarëve korrektues të Kosovës në Danimarkë, të cilët do të punojnë në objektet që janë në kudër të përgjegjësisë së shtetit danez.
“Dua të falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për këtë. Edhe histori tregon për mbështetjen që ka bërë Danimarka edhe anasjelltas. Kjo është mënyra më praktike e zbatimit të projektit. Jemi të kënaqur ku kemi arritur, sot është nënshkruar kontrata që do të rinovoj objektin në Gjilan. Kemi pasur takime edhe në nivel teknik për hollësitë teknike për trajnimin e zyrtarëve korrektues të Kosovës në Danimarkë që do të punojnë në objektet në kudër të përgjegjësisë së shtetit danez. Jemi të lumtur me këtë bashkëpunim mes qeverive dhe jemi falënderues për mbështetjen e partive opozitare të Kosovës që kanë votuar këtë marrëveshje. Ne mëzi presim që të vazhdojmë për çështje praktike të zbatimit, se është një ndihme e madhe dhe ka rendësin e vetë për sfidat me të cilat ballafaqohemi ne në këtë momentin në Danimarkë”, ka thënë ai.