Haxhiu: Duhet të mundësohet lëvizja e automjeteve në “Urën e Ibrit”, kundërshtimi i ndërkombëtarëve mospajtim me politikat e Kurtit

Prishtinë | 03 Gus 2024 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se duhet që të ju mundësohet lëvizja e automjete në “Urën e Ibrit” në Mitrovicë, duke theksuar se kundërshtimi i ndërkombëtarëve për hapjen e Urës vjen pasi ata nuk pajtohen me politikat populiste të Kurtit.

Ai pati edhe një ironi në lidhje me premtimet e VV-së për “performancën e këngëtares me famë botërore Shakira” kur të hapet Ura e Ibrit, ku tha se kjo ndoshta është edhe arsyeja për mos-koordinim mes Kurtit dhe ndërkombëtarëve.

“Ura e Ibrit është rinovuar dhe është e hapur për lëvizje të qytetareve që 9 vite, nuk është lejuar lëvizja e automjeteve nga ana e KFOR-it. Lëvizja e automjeteve duhet të mundësohet sepse ajo realizohet nga dy urat e tjera tek ‘Lagjia e Boshnjakëve’ dhe tek ‘Liqeni Akumules’ duke krijuar shpenzime te panevojshme për qytetaret të cilët lëvizin nga jugu në veri dhe nga veriu në jug përmes urave të lartecekura. Kundërshtimi i ndërkombëtareve duket të jetë mospajtim me politikat populiste te Kurti, përderisa veriu ka nevojë për integrim të plotë”.

“Ndoshta mos-koordinimi i ndërkombëtareve me Kurtin ka të bëje edhe me paralajmërimet e LVV-së, para 9 viteve, se për hapje te Urës se Ibrit do të këndoj Shakira” tha Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, dje janë takuar me kryeministrin Kurti për të folur në lidhje me çështjen e Urës mbi lumin Ibër. Të njëjtit pas takimit deklaruan se nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të ‘Urës së Ibrit’.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, theksoi Hovenier

Të ngjashme