Haxhiu e Deliu-Kodra ballafaqohen në Komision – ministrja insiston në kthim të mjeteve, deputetja e bindur se u pagua drejt

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 14:52 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e ka shqyrtuar shkresën e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me anëtaren e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, deputeten Blerta Deliu-Kodra, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Albulena Haxhi ka paraqitur pretendimet e saj në lidhje me këtë çështje. Haxhiu tha se është njoftuar se disa anëtar Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nuk kanë shkuar në mbledhje dhe janë paguar.

Ajo me këtë rast ka përmendur deputeten Deliu-Kodra që sipas saj, në disa mbledhje nuk ka marr pjesë dhe është paguar, për këtë ajo tha se janë bazuar në një raport të cilin e kanë bërë në Ministri.

Ajo tha se ky raport përfshin punën e Komisionit prej viti 2021 deri në korrik 2023. Haxhiu me këtë rast ka përmendur edhe ditët se kur deputetja në fjalë nuk ka marr pjesë në mbledhjen e Komisionit.

“Para disa muajve në kuadër të punës sime jam si sinjalizuar nga stafi i MD për problemin që po diskutojmë sot. Këtë vit unë kam marr njoftimin se anëtar e Komisionit jo më emra të përveçëm, por disa që nuk shkoj në mbledhje dhe paguhen. Kemi nisur punën që dhe kjo ka dalë e vërtetë. Disa anëtar që edhe pse nuk kanë marr pjesë në mbledhje janë paguar”.

“Duke marr parasysh rëndësinë që ka ky Komision. Këto nuk janë pretendim të mija, por është raporti i zyrtarëve të MD-së. Sipas raporti financiar pagesa për Deliu-Kodrën është mbi 3 mijë e 200 euro. Unë e di që Deliu-Kodra me ka paditur për shpifje jam e gatshme që të përgjigjem edhe këtu edhe në Gjykate, nuk ka të bëjë as pakë me çështje individuale e as personale. Unë do të ballafaqohem me në Gjykatë e cila do të jetë e hapur edhe për medie edhe për publikun”, tha ajo.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra, tha se ka pasur të domosdoshme që të ballafaqohet në këtë Komision me ministren pasi sipas saj, Haxhiu në një televizion e ka quajtur atë edhe “hajneshë”.

Sipas saj, Haxhiu gjitha këto vite si ministri nuk ka bërë asnjë reformë në kuadër të drejtësisë.

“Mua me vjen shumë keq që në këtë po flasim në emër të përveçëm. Të më quaj hajneshë atëherë e kam për obligim të flas hapur me angazhimin tim. Zonja ministre ju as nuk mund të më shkarkoni, mua më vjen keq që ju i përmendet me radhë mungesat e mija, një ministre që nuk ka bërë asnjë reformë. Jam kompensuar ashtu siç janë kompensuar të gjithë anëtarët si në të kaluarën. Nuk më keni dhënë ju mandat. Te me linçoni e të me etiketoni, keni dal në media e keni shpifë me keni krahasuar edhe me Marrin Berishaj”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu me këtë rast ka kërkuar nga opozita që mos t’i pengoj reformat që sipas saj, i ka nisur kjo Qeveri.

“Mos na pengoni reformat, qeveri po sfidohet. Nëse nuk mund të na ndihmoni mos na pengoni. Thatë se jeni ulur shpesh nëpër Gjykata, jam ulur për gaz lotsjellës sepse ju jeni munduar që të formoni Zajednicën”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, tha se pse në raport thuhet se kanë qenë edhe anëtarë të tjerë, por që ministrja e ka përmendur vetëm deputeten Blerta Deliu-Kodra dhe jo të tjerët. Sipas tij, ministrja këtë çështje e ka kthyer në personale.

“Ju e keni bërë një far forme personale me Blertën. Me çfarë baze e ke iniciuar këtë kërkese, në cilin nen të ligjit bazohet për me pru këtë shkresë. Nuk është mirë ne së pari që të biem në presion të ministrit. Është një far lloj shantazhi i Ministrisë ndaj Parlamentit. Nuk jeni e sinqertë në këtë temë e keni kthyer shumë në personale. Këtu thuhet se krejt Komisioni është paguar pa u mbajt Komisioni fare”, tha ai.

Haxhiu tha nuk ka të bëjnë vetëm me deputeten Deliu-Kodra, por edhe me anëtarët e tjerë të cilëve i’u është kërkuar që mjetet që t’i kthejnë, raporton EO.

“Së pari në momentin kur unë njoftohem për çfarë do çështje që po ndodh një shkelje nëse unë nuk marr veprime bëjë shkelje. Pasi që kemi marr raportet e kemi parë gjendje. Pse është specifikuar me emër të përveçëm, vendimet i kemi marr për secilin anëtar”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, tha se në lidhje më këtë ministrja nuk do të duhej që të ishte në Komisioni, sipas tij, detyrë e saj është që të sjellin raportin dhe anëtarët të vendosin.

“Unë nuk e di në këtë temë se çka lyp Qeveria këtu. Këto punë janë të ndara. As keni të drejtë në emërime as keni të drejtë në shkarkim. Unë kërkoj që ministren dhe stafin me liruar ne i kemi dokumente dhe ne marrim vendim. Qeveria i sjell pretendimet ne më pas vendosim. Çdo çështje tjetër mendoj që është shou”, tha ai.

Të ngjashme