Haxhiu e Kastrati mbajnë konferencë për medie pas vendimit për subvencionim të teksteve

Prishtinë | 15 Gus 2024 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Ardian Kastrati, mbajnë konferencë për media lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë për të subvencionuar blerjen e teksteve shkollore.

Konferenca e tyre mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës nga ora 13:00.

“Në cilësinë e deputetit anëtar i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore për vitin 2023/2024, së bashku me kolegun tim Ardian Kastrati zv.kryetar i këtij komisioni ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media në Kuvendin e Republikës së Kosovës, tek hyrja kryesore, duke filluar prej orës 13.00”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme