Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dënimit me 10 vjet burg të Zoran Vukotiqit për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Haxhiu e ka konsideruar dënimin e Vukotiqit si “lajm shumë të mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”.
“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.