Haxhiu e Nagavci “sfidohen” nga nxënësi: Qysh kemi me mujt na me u siguru kur vetë shteti jonë dhuron shumë dhunë ndaj neve

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Derisa diskutonin se si të luftohet dhuna, ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci janë përballur me një ndodhi të njërit prej nxënësve të shkollës “Ahmet Gashi”,  i cili tregon se në një ligjëratë ku ligjëronin policët iu ishte thënë “rrini urtë se ju çojmë në stacion”, raporton Ekonomia Online.

Ai pyet ato se si mundet me u siguru kur shteti ushtron dhunë ndaj tyre.

Këtu i është përgjigjur Haxhiu duke thënë se kjo është e hidhur, por është edhe një realitet, duke marrë shembuj edhe politikanët të cilët patën përplasje në Kuvend.

“Qysh kemi me mujt na me u siguru kur vetë shteti jonë dhuron shumë dhunë ndaj neve. Përshembull ne e kemi pasë para dy ose tre jave një ligjërata në shkollë dhe me fillimin e ligjëratës e kemi pasë ligjëratën me policë dhe me fillimin e saj, policët duke na bërtitur tu na thënë “rrini urtë se ju çojmë në stacion”, e edhe kjo është njëfarë lloje. Ne nuk ndihemi sigurt që e kemi këtë çdo ditë, si në shkollë, si në rrugë, gjithkund”, pyeti nxënësi i shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Haxhiu thekson se ka raste që politikanët nuk janë shembulli më i mirë e që nuk duhet të ndjeket, por që nënvizon se edhe ata janë njerëz e mund të gabojnë.

“Fatkeqësisht realiteti është i tillë, është i hidhur . unë nuk mundem me mohu këtë sepse e kemi parë të gjithë q ehe në institucione dhe në këtë vend ku jemi sot ka pasë dhunë dhe është përdorur dhunë. Mendoj që ka raste që politikanët nuk janë shembulli më i mirë që duhet ta ndjekim. Prandaj ftojë që sa herë të kemi raste të tilla që ata të mos jenë asnjëherë shembull i mirë që duhet të ndjekjet. Por qytetarët e kanë fuqinë në moshën 18 vjeçare e fiton të drejtën e votës dhe pastaj qytetarët, politikanët e papërgjegjshëm dhe përdorin dhunë i ndëshkojnë me votë. Pra kjo është fuqia që ka populli. Është e vërtetë që ne nuk mundemi me kontrolli gjithmonë se çka bëjnë të rriturit prandaj edhe ekzistojnë ligjet në fuqi. Ne mundemi me kontrolli se çka bëjmë vet. Prandaj është e rëndësishme që secili prej nesh me kontrollu vetveten në mënyrë që mos të jetë i dhunshëm sepse të qenit i dhunshëm nuk mund t’i ndreq padrejtësitë por vetëm i vazhdon. Edhe njëherë sa herë ka raste të tilla duhet që t’i adresojmë dhe përgjegjësinë për këtë e kanë edhe institucionet e drejtësisë, e institucionet e drejtësisë e kanë adresuar edhe dhunën që ka ndodhur në Kuvend, ndonëse për bindjen time jo në formën që është dashtë të adresojnë, por edhe politikanët janë njerëz mund të gabojnë, por mos i ndiqni si shembull kur nuk duhet”, u përgjigj Haxhiu.

Të ngjashme