Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se po e shikojnë mundësinë e strehimit të refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Lidhur me këtë Haxhiu tha se është e papranueshme për të, dhe se nuk duhet të shihet Qendra e studentëve si strehim apo izolim për gjithëçka.
Postimi i plotë:
Ministri Xhelal Sveçla, paska thënë se po e shikojnë mundësinë e strehimit të refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Për mua kjo është e papranueshme!
Pse përçfardo strehimi apo izolimi duhet të përzgjidhen konviktet e studentëve?
A pak kanë humbur studentët tanë që nga fillimi i pandemisë, e tani duhet t’ua mohojmë mësimin dhe qëndrimin në strehën e tyre edhe për refugjatët.
Me gjithë respektin dhe dhembshurinë duhet té gjendet një tjetër vendstrehim për refugjatët afganë.
Konviktet nuk duhet të bllokohen sepse askush nuk e din sa vite do të qëndrojnë në Kosovë refugjatët nga Afganistani.
Për shumë studentë vijimi i studimeve është i mvarur nga qëndrimi në konvikt për shkak të pamundësisë për të paguar banimin në banesa private me kosto të lartë.