Haxhiu: Është fitore për demokracinë që Lista Serbe nuk u certifikua

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 12:17 | Nga Gzim Mujaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ përbën fitore për demokracinë në Kosovë. Ajo tha se Lista Serbe është dorë e zgjatur e Serbisë dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve serbë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Albani është përfaqësues i VV në KQZ, dhe jo sepse është bashkëshorti im. Qëndrimet e VV-së në raport me Listën Serbe janë të qarta. Lista Serbe nuk është parti politike që përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës, gjegjësisht qytetarët serb. Vetë fakti se si është krijuar Lista Serbe është si dorë e zgjatur e Serbisë, prandaj ne e kemi kundërshtuar në vazhdimësi certifikimin e listës serbe.

Mendoj që është fitore për demokracinë që Lista Serbe nuk është certifikuar dje. Tani radhën e ka PZAP, gjyqtarët e PZAP është e rëndësishme që të bazohen në dokumentacion e institucioneve tona të sigurisë, sepse edhe anëtarët tanë në KQZ nuk e kanë refuzuar pa pasur paraprakisht informacion, por pasi janë pajisur me informacion ata kanë votuar kundër.

Ajo çka na habit është që opozita votoj kundër meje disa herë, kundër Donikës, sot kundër Muratit, por jo dje – anëtarë të opozitës nuk votuan kundër certifikimit të Listës Serbe, ata abstenuan”, tha ajo.

Të ngjashme