Haxhiu i prezanton dy projektligje para deputetëve – Beqaj kërkon sqarime

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 13:51 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka raportuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me shqyrtimin e dy Projektligjeve, atë për Falimentim dhe Projektligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare. Me 7 vota për janë votuar të dyja këto projektligje.

Ministra Haxhiu ka prezantuar qëllimin dhe përmbajtjen e Projektligjit për Falimentimin, që tha se risit të cilat adreson ky Projektligj përbëjnë reformë të madhe në kuadër të kësaj fushe.

“Risit të cila adreson kjo përbën një reforme të madhe në kuadër të kësaj fushe. Së pari adresohen parimet e procedurës. Këto ndryshime kanë ardh pas hartimit të koncept-dokumentit dhe ky koncept-dokument ka paraparë këto ndryshime, kanë marr pjesë është një ligj që ka pasur unifikim përbrenda grupeve punuese”, tha ajo.

Sa i përket Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, Haxhiu tha se është njëri ndër dokumentet më të rëndësishme për politikat e shërbime sociale dhe familjare.

“Ai prezanton njërin ndere dokumente me të rëndësishme për politikat e shërbime sociale dhe familjare. Projektligji bënë klasifikimin në tre lloje, parësore, dytësor dhe tretësore. Vendos theks në fuqizimin e institucioneve, fuqizon konceptin e strehimit familjarë. Këtë vit ne kemi rritur edhe pagesat për familjet strehuese. Adreson financimin e qëndrueshëm…”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa tha se, ky Projektligj nuk do të duhej të ishte në kompetencë të këtij Komisioni dhe në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Sa i përket ligjit është i rëndësishmi dhe i domosdoshëm që këto kategori të forcohen. Mu duk jashtë kompetencave të Komisionit dhe Ministrisë. Mendoj që krejt ligji është mirë, por mendoj që është gabim me qenë në kuadër të Komisionit për Legjislacion dhe në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, tha ai.

Në lidhje me këtë ministrja Haxhiu, tha se u është rekomanduar që ky Projektligjin të jetë me mirë kompetence e Ministrisë së Drejtësisë se sa ka qenë kompetencë e Ministrisë së Financave, raporton Ekonomia Online.

“Unë pajtohem me ju që çështja e politikave për shërbime sociale dhe familjare të kaloj në Ministrinë e Drejtësisë por mendoj që kjo është me e rëndësishëm se sa me qenë me kuadër të Ministrisë së Financave”, tha ajo.

Të ngjashme