Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka përkujtuar Masakrën e Studimës ku u vranë 116 persona.
Ai ka kërkuar që të jetësohet kërkesa e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta formuar Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Serbisë në Kosovë.
“Iniciativa e kryetarit Kadri Veseli për krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, është e domosdoshme dhe duhet të jetësohet.Shpirtrat e mijëra shqiptarëve që u vranë në mënyrë barbare në luftën e fundit nga okupatori serb nuk do të pushojnë të qetë pa u dënuar urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve në Kosovë”.