Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu thotë se spitalet janë në limitin e fundit para kolapsit.
Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se edhe dhomat e pacientëve të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë e edhe korridoret janë të mbushura me civilë e familjarë të pacientëve.
Haxhiu ka dhe një propozim për Ministrinë e Shëndetësisë. Ai ka propozuar që të bëhet rifreskimi i stafit duke angazhuar edhe vullnetarë.
“Vërtetë jemi të çuditshëm. Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja. Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit”, shkroi ai.
Sipas Haxhiut, madje ka probleme substanciale siç thotë ai, organizative, profesionale e shëndetësore.
“Klinikat me COVID-19 janë shndërruar në vatra kryesore të përhapjes së koronavirusit”, shkruan tutje ai duke shtuar se kë korridore, nuk mund të gjendet as sterilizues e as nuk ka aparate për dezinfektim.
“Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë”, thotë tutje ai.