Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, tha se kryeministri Albin Kurti deshi ta imitojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn, por sipas tij, kreu i Qeverisë s’ka arritur ta realizojë këtë, për shkak të hajnisë, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, tha se ata që vjedhin bukën e ushtarëve, rezervat shtetërore e kanë vendin në burg.
“Albin Kurti, ka pasë dëshirë ta imitojë Zelenskyn, por punën me ushtrinë Kurti në krahasim me Zelenskyn është shndërruar në simbol të hajnisë e mbrojtës i hajnave. Zelensky në luftë i siguron ushtarëve edhe ushqim edhe armatim, e Albin Kurti në paqe nuk po arrin të bëjë diçka të tillë për shkak të hajnisë”.
“Ata që vjedhin bukën e ushtarëve, rezervat shtetërore, ata nuk e kanë vendin në institucionet e Kosovës. Ata e kanë vendin në burg”.