Haxhiu, Kurtit: Në betejën me pandeminë jemi bashkë por nuk keni marrë me kohë masat

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 13:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Depçuteti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, për sa i përket përballjes me pandeminë.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për situatën me Covid-19 në Kosovë, Haxhiu ka thënë se në betejën me pandeminë janë bashkë e se nuk ka dallime.

“Mos e neglizhoni Omicronin deputet, kështu tha kryeministër. Problemi është se qeveria e ka neglizhuar Omicronin, nuk ka marr me kohë masa të duhura dhe në veçanti nuk ka bërë veprime të duhura për gjurmim përmes testimit prandaj kemi rritje të përqindjes të pozitivitetit nga 1 për qind në 26 për qind”, tha Haxhiu.

Të ngjashme